1 vit nga tërmeti, Xhaferraj: Vijon agonia e krijuar nga dëshira për të përfituar nga tragjedia

schedule18:10 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:10 - 26 Nëntor, 2020

Një vit pas tërmetit që tronditi vendin, të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm sa vetëm jemi në këtë vend pa shtet. Kështu shkruan kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës Ferdinand Xhaferraj në një postim në Facebook.

Duke kujtuar impaktin e parë që lëkundjet e tërmetit patën për të prekurit, Xhaferraj shprehet se agonia zgjat akoma. Por, kjo agoni sipas tij, është krijuar “në mënyrë krejt të panevojshme nga dëshira për të përfituar edhe nga një tragjedi natyrore.”

Postimi i plotë

Mjaftuan 50 sekonda per te ndryshuar jeten e cdo qytetari te Durresit. Qe prej 26 Nentorit te vjetshem, te gjithe vazhdojme te jetojme me friken e skalitur nga termeti. Qe prej 26 Nentorit te vjetshem, te gjithe jemi me te ndergjegjshem sa vetem jemi ne kete vend pa shtet.
Mengjesin e termetit, ditet pas tij si edhe muajt ne vijim, i kam kaluar duke ndjekur nga afer situaten e me te prekurve nga termeti. Fillimisht, forcat e armatosura dhe te afermit, gerrmonin me deshperim e pa asnje mjet te nevojshem per te shpetuar ato fatkeq te mbetur nen rrenojat e shkaktuara jo nga termeti por nga papergjegjshmeria.
Pa shume vonesa, mberriten ekipe te specializuara nga vende fqinje te cilet vertetuan se dhimbja nuk njeh kufij. Kaosi dhe terrori i diteve te para, i lane vend agonise qe zgjat akoma. Ne ndryshim nga termeti, kjo agoni eshte krijuar ne menyre krejt te panevojshme nga deshira per te perfituar edhe nga nje tragjedi natyrore.
Teksa fondet per rindertimin permbyten qeverine, shiu permbyste cadrat ku u gjenden per muaj me rradhe ata qytetare qe mbeten te pastrehe. E teksa ngriheshin shkolla e shtepi ne 3D, askush nuk u mbajt pergjegjes per ndertesat e rrenuara e ato te demtuara.
Termeti i vjetshem shembi grimcat e fundit te shpreses e te besimit se funksionon ndonje gje pervec korrupsionit. 51 viktimat do te mbeten te paharruar ne memorien tone dhe etja per drejtesine e merituar por te munguar vetem sa forcohet.  /abcnews.al/

Mjaftuan 50 sekonda per te ndryshuar jeten e cdo qytetari te Durresit. Qe prej 26 Nentorit te vjetshem, te gjithe…

Posted by Ferdinand Xhaferraj on Thursday, November 26, 2020