1 viktimë nga Koronavirusi në Shqipëri, situata pranë “karantinës” së Infektivit në QSUT

schedule13:06 - 11 Mars, 2020

schedule 13:06 - 11 Mars, 2020

ABC News po ndjek nga afër situatën në vend në lidhje me virusin Covid-19.

Siç raporton për ABC News gazetari Juxhin Mustafaraj, situata në spitalin e infektivit në QSUT paraqitet e qetë. Të vetmit që shihen në zonën pranë këtij spitali janë efektivët dhe infermierët që orientojnë qytetarë të ndryshëm të cilët paraqiten të shqetësuar pasi kanë patur historik udhëtimi me Italinë.

Qytetarët që kanë simptoma të Koronavirusit nuk duhet të paraqiten në urgjencën e infektivit në QSUT por mund të kontaktojnë përmes nr. 127 dhe do të jenë mjekët e urgjencës që do të përcaktojnë më tej fazat e ndjekjes.

Në këtë spital, ditën e djeshme janë paraqitur fizikisht të paktën 6 qytetarë ku më pas nga përfaqësues të Infektivit janë orientuar se si duhet të procedonin, ndërkohë ditën e sotme numri i personave që paraqiten është më i ulët.

Familjarët e personave të infektuar që qëndrojnë në këtë spital mësohet se qëndrojnë në distancë me perimetrin e sigurisë. Kontaktet e familjarëve janë me infermierët e infektivit, ata kërkojnë informacione për  gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre.

Ndërkohë që një tjetër rast i dyshuar me koronavirus është transportuar në Spitalin e Infektivit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për abcnews.al se gruaja fillimisht është shoqëruar nga mjekët. “Është dashur rreth 10 min për të përgattitur një tjetër dhomë ku zonja do të marrë analizat.

Pas 10 minutash qëndrimi në ambulancë zonja është shoqëruar në spiatlin efektiv. Ka një ndarje midis pacientëve të konfirmuar. Janë persona që kanë simptoma të theksuara, do ti nënshtorhen analizave dhe nëse konfirmohen do të kalojnë një kat më lart.

Gjithashtu ai theksoi se janë nën mbikëqyrjen e mjekëve për tu trajtuar me të gjitha medikamentet.

Për momentin prej më shumë se 10 minutash zonja gjendet në spital. Mësohet se nuk  ka qenë e shoqëruar nga familjarë, por  ka mbërritur me ambulacë”, raportoi gazetari për “Abc News”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!