Në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 650 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 80 raste.
Ndërkohë raportohet se 55 persona kanë fituar betejën me COVID-19.
Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
/abcnews.al/