Qytetet dhe qytezat italiane në të gjithë vendin do të ulin flamujt dhe do të mbajnë një minutë heshtje për të përkujtuar viktimat e koronavirusit, sipas shoqatës së kryetarëve italianë.
Vatikani tha se gjithashtu do të bashkohet me ta, në shenjë solidarizimi.
“Sot, në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do të ulë flamujt e tyre në gjysmën shtizë duke mbajtur zi, dhe duke shprehur ngushëllimet tona për viktimat e pandemisë në Itali dhe në botë, për familjet e tyre dhe atyre që përpiqen kaq shumë ta mposhtin këtë virus “tha Vatikani në një deklaratë.
Sipas Universiteti Johns Hopkins, 11.591 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi – numri më i lartë i vdekjeve në botë. abcnews.al


