“1 milion euro për dashni”/ Të gjitha detajet për komedinë e dashurisë që mbushi sallën e teatrit

schedule09:25 - 12 Prill, 2024

schedule 09:25 - 12 Prill, 2024

“1 milion euro për dashni” është komedia e dashurisë plot me ngjyra e dinamika, e shkruar nga Giuseppe Della Misercordia.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, regjisorja Xheni Demi dhe aktori protagonist, Neritan Liçaj kanë ndarë detaje nga kjo shfaqje, e  cila ka në qendër historinë e bukur e një bankieri që bie në grackën e dashurisë.

Ata kanë theksuar se nuk e prisnin që kjo shfaqje të kishte sukses kaq të madh.

“Ke një jetë të suksesshme, por ti vetë je i pakënaqur me statusin që ke. Ky është thelbi i personazhit tim, gjithashtu dhe personazhi tjetër. Kështu që ajo që i bashkon është dashuria. Ata takohen për një incident për një llogari bankare dhe aty lind një shkëndijë. Mungesa e pikërisht këtij feeling që lindi këtë ditë, bën që Fabion t’i propozoj të arratisen nga realiteti që nuk i pëlqente”, u shpreh Liçaj.

“Kjo ishte shfaqja ime e parë, pasi kur nisa “Kutinë e Fundit” u shkëputa nga teatri dhe tani vazhdoj në televizion.

Ketjona Pecnikaj është aktore e re dhe me atë kemi bërë provë, nuk e kisha parë asnjëherë në skenë. Bona Ostreni është asistente regjisore, shumë e mirë. Mendoj që eksperienca e parë në teatër më duhej një gjë e lehtë për t’u ngrohur, prandaj zgjodha këtë shfaqje”, tha Xheni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!