“1 miliard euro humbje”, ekonomisti: Shteti jonë kërkon ta shtyjë biznesin në atë që quhet “cepi i vdekjes”

schedule13:06 - 9 Prill, 2020

schedule 13:06 - 9 Prill, 2020

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë më “ABC News” ekonomisti Pano Soko u shpreh se për situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, për shkak të COVID-19, duhet transparencë.

Vetëm në arkëtime sipas tij ka pasur një humbje në buxhetin e shtetit rreth 20 miliard lekë, pra gati 5 % e të gjithë të ardhurave vjetore që realizon shteti nga doganat dhe tatimet. Ndërkohë duke shtuar ndihmën ekonomike për bizneset shkon deri diku në 9 miliard lekë, dhe efekti i deritanishëm që ka në buxhetin e shtetit është rreth 29 miliardë lekë.

Gjithashtu Soko theksoi se ekonomia për shkak të pezullimit të aktivitetit po përjeton deri diku te 1 miliard euro humbje, për momentin, ndërsa u shpreh se këto janë shifra shqetësuese.

Më tej ai theksoi se duhen parë se sa do të zgjasin këto masa karantinuese, pasi këtë muaj është zeruar edhe rritja ekonomike që ishte parashikuar këtë vit.

Një tjetër shqetësim që ngriti ekonomisti ishte si do të menaxhohet situata dhe se çfarë pritet të ndodhë pas kësaj pademie. Më tej u shpreh se kjo krizë vuri në dukje se produktet shqiptare kanë nëvojë për vëmendje. Sipas tij mungesa e shtetit ligjor, mungesa e kualifikuar e forcës punëtore, mungesa e Gjykatave dhe një nivel korrupsioni i lartë ka trembur investitorët.

“Nuk do të jemi të aftë të thithim as 300 milion të projekteve, pra sipas tij Shqipëria për shkak se nuk realizon projekte nuk përfiton dot para. 20 miliard lekë janë humbje vetëm në arkëtime, pra 5% e të gjithë të ardhurave vjetore që realizon shteti nga të gjithë doganat dhe tatimet.

Efekti i dëritanishëm që ka në buxhetin e shtetit është 29 miliard lekë, e cila është një shifër shumë e madhe për një përiudhë kaq të shkurtër”, u shpreh ekonomisti Soko.

Çfarë duhet të ishte bërë dhe çfarë mundësish ka shteti për të bërë më shumë?

Soko: U programua për tu ndihmuar rreth 220 mijë individë.

Katandisja në 60 mijë është e padrejtë dhe do të ndikojë negativisht në jetën e shumë familjeve. Atyre që i është refuzuar kjo ndihmë është shumë e padrejtë.

Nga njëra anë kemi ekonomi që po vuan, familje që po vuajnë për bukën e gojës dhe po lihen në mëshirë të fatit, ndërkohë që justifikimet nga ana tjetër janë shumë qesharake. BE ka akorduar për Shqipërinë rreth 50 milionë euro ndihmë nga të cilat 35  milion euro duhet të shkonin në ndihmë bizneseve, por janë shpërndarë vetëm 12 milionë euro.

Për 16 mijë persona i ka kushtuar 12.5 milion euro, ndërkohë përmasa reale e atyre që ju është mbyllur puna shkon diku 350 mijë persona dhe këta persona duhet të kishin marrë një ndihmë, të paktën për muajin e parë. Kryeministri premtoi 315 milion euro.

Financat duhet të ishin për të ndihmuar të paktën në aspektin social. 60 milion euro duhet të shoqëroheshin me një paketë ekonomike për të ndihmuar bizneset.

100 milion euro është dhënë garanci shtetërore ,në bankë, për të gjitha bizneset e mëdha, duke pasur si kolateral një pjesë të saj. Në logjikën e tregut është e pamendueshme. Bizneset do të paguajnë humbjen e tyre, por të paguash edhe interes për humbjen është e palogjikshme. Të paktën shteti duhet  t’ju financojë interesin.

A duhet të ishte shoqëruar kjo paketë me pezullim të taksave?

Soko: Nga pikëpamja e funksionimit të shtetit kjo nuk është situatë normale.

Por, ndihma që kanë marrë nga shteti për shkak të COVID-19, duke paguar edhe taksat gjatë gjithë kësaj kohe është zero. Shteti jonë kërkon ta shtyjë biznesin në një pikë që ndyshe quhet “cepi i vdekjes”.

Cilët janë sektorët e tjerë që mund të pësojnë goditje më të madhe përveç turrizmit?

Soko: Nga shtatori mund të kemi një ide të qartë për impaktin që ka pasur në vendet e punë, vëllimin tregtar, apo buxhetin e shtetit. Turizmi është vërtet një problem i madh. Nga 100 mijë mund të reduktohet në 10 mijë të punësuar.

Aktiviteti i eksportit do të ketë probleme, një pjesë e kontrateve të fasoneve janë anuluar.  Do të ketë një rrudhje të konsumit, për një periudhë afatmesme dhe gjithasdhtu pritet një rënie e importeve. Shpresoj të mos kalojmë në recesion. Pra, jo vetëm të humbasim gjatë krizës, por edhe kur kalon kriza të jemi sërish me humbje.

Mungesa e seriozitetit të këtyre çështjeve është shumë madhe. Qeveria nuk është gjykatës, ka një mënyrë se si qeveria mund të ndërhyjë dhe ajo është me para.

A ka para qeveria të ndërhyjë mes qiradhënësit dhe qiramarrësit,- është pyetja që ngre ekonomisti, Pano Soko.

Sa mund të ndihmojë prodhimi i brendshëm?

Soko: Do të jemi të detyruar që të kanalizojmë të gjithë prodhimin vendas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!