1 Maji, Konfederata e Sindikatave proteston tek “Ushtari i panjohur”

schedule13:03 - 1 Maj, 2018

schedule 13:03 - 1 Maj, 2018

Në këtë ditë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar një protestë pranë “Ushtarit të panjohur” në Tiranë, për të kërkuar siguri në miniera dhe statusin e minatorëve.

Prej vitesh, minatorët e Shqipërisë kërkojnë që t’u jepet statusi, në mënyrë që të garantojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, por një gjë e tillë ende nuk është bërë e mundur.

Kryetari  i Konferederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit për punonjësit e nëntokës, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.

Nën sloganin “ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve”, sindikalistët kërkuan kushte më të mira pune dhe rritje të pagave./abcnews.al