Ankandi për shitjen e Vllaznia është zhvilluar ditën e djeshme dhe tre kompani kanë bërë ofertat e tyre për të blerë 100 për qind të aksioneve të kuqebluve.
Sigurisht ofertat nuk bëhen publike, por në “Panorama Sport” ditën e sotme raportohet se më e larta është ofruar nga “Joni 5 sh.p.k”, me përfaqësues Emiljano Zhupën.
Raportohet se kjo kompani ka ofruar 1.3 milion euro për të blerë aksionet e Vllaznisë, duke lënë pas vetes sponsorin aktual, Alban Xhaferi, i cili në zarf mendohet të ketë ofruar shumën e 625 mijë eurove.
Ofertën më të ulët thuhet se e ka bërë kompania e përfaqësuar nga Almiro Gurakuqi, 575 mijë euro. Sigurisht të tria ofertat janë mbi minimumin e kërkuar, 507 milion lekë.
Deri më datë 19 maj do të bëhet vlerësimi i dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike dhe kompanitë do të njoftohen në orën 10:00, ndërsa më pas do të shpallet edhe fituesi i ankandit. /abcnews.al