​Vuçiç kritikon Kamberin: Ai dëshiron bashkimin e Luginës me Kosovën

schedule22:50 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:50 - 1 Korrik, 2021

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vazhduar me kritika ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Vuçiç ka komentuar deklaratën e Kamberit i cili tha se një Serbi e tillë nuk është e mirë edhe për vet serbët. Nga ana tjetër presidenti serb ka thënë se deputeti shqiptar përveç që pajtohet me pavarësimin e Kosovës, kërkon edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me të.

”Sa i përket Kamberit, ai jo që pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por ai mendon që Serbia ma e mirë është ajo Serbi kur të mbetet pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkohet territorit të Kosovës” , ka thënë Vuçiç.

Këto komente presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i bëri në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në ndërtimin e Kullës së Beogradit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!