Voltana Ademi letër ambasadorëve: Komision ndërkombëtar që të dorëzoj bashkinë

12:30 | 08/07/2019

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka drejtuar një letër ambasadave në Shqipëri, përmes së cilës u kërkon të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën. Në të kundërt, ka thënë Ademi, nuk do t’ia dorëzoj detyrën kryeministrit Edi Rama dhe të zgjedhurit të tij.  Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913- 1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën”, shkruan ndër të tjera Ademi, në letrën drejtuar ambasadorëve. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono