Veliaj- Meta/ I ndau teatri, por i bashkoi dhurimi i gjakut

schedule15:10 - 31 Korrik, 2018

schedule 15:10 - 31 Korrik, 2018

Angazhimet e marra janë të shenjta thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i referohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut. Veliaj deklaroi se do të vijojë ta mbështesë pavarësisht se kreu i shtetit nuk e përkrahu për teatrin.

Teatri i ndan, ndërsa dhurimi i gjakut i bashkon. Bëhet fjale për Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit thotë se do të vijojë ta mbështesë nismën e kreut të shtetit pavarËsisht se ai ja ktheu ligjin për teatrin për rishqyrtim me parlament.

 “Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën”.

Ndërsa punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po dhuronin gjak në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talasemi të cilëve iu shprehu mirënjohje Kryebashkiaku Veliaj përfitoi edhe  për të për të shigjetur edhe opozitën.

 “Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet”.

Kjo nismë tha kryetari i bashkisë sjell dobi të dyanshme. U shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por edhe dhuruesve për rigjenerimin e qelizave./abcnews.al