“Do të shkruhet në histori”: Sizmiologu thotë se tërmeti ishte 8 ballë

schedule14:27 - 26 Nëntor, 2019

schedule 14:27 - 26 Nëntor, 2019

Tërmet që do shkruhet në histori e ka cilësuar sizmologu Rrapo Ormeni tërmetin e sotëm që tronditi Shqipërinë. Në një lidhje telefonike për ABC News, Ormeni tha se deri më tani janë regjistruar 180 pasgoditje.

“Janë regjistruar mbi 180 goditje por karakteristikë është që kanë magnitudë më të vogël, që konsiderohen normale për këtë tërmet që do shkruhet në histori, njëlloj me tërmetet e shekullit të kaluar që konsiderohen të fortë që kanë rënë në Shqipëri në vitet ‘40 e ‘60 me 6.3 e 6.4. Ky konsiderohet pas tërmeteve të Dibrës 1967 me magnitudë 6.7 e të Shkodrës më 1979. Këto tërmete përsëriten nga 10-100 vjet. Në Durrës ka rënë një tërmet i kësaj madhësie.

Pllakat janë aktive lëvizin me disa cm në ditë, deformimet zmadhohen dhe kur vjen një moment që nuk mbajnë më dhe çlirohet në formën e tërmetit.

Ecuria e goditjeve po vjen duke u zvogëluar.

Adriatiku është brezi më i fortë që ndodhin tërmetet se energjia që çlirohet është më e madhe dhe pastaj brezi Vlorë-Lushnje dhe Korçë-Peshkopi.

Magnituda është energjia që çlirohet në epiqendër. Ky tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Richter e kishte intensitetin mbi 8 ballë sipas shkallës Mercalli.

I pyetur dhe sa duron Durrësi me të tillë tërmete dhe lëkundje, ai përgjigjet: Durrësi është një zonë me truall më të dobët dhe efekte atje janë më të mëdha, por nisur nga cikli kjo është energjia maksimale që është në këtë zonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!