Tentoi ta rrëmbente, plagoset nga kolegu polici

14:20 | 28/05/201914:200

Një konflikt mes dy policëve, aktualisht studente në Akademinë e Sigurisë, përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre. Dy të rinjtë kishin nisur konfliktin për një ofendim. Autori i plagosjes u dorëzua në polici disa orë pas krimit.

Polici Ndue Ndoj po pinte kafe i vetëm te ky lokal fare pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk të Tiranës.

Tre kolegë të tij, efektivë të patrullës së përgjigjithme të Policisë me gradën nëninspektor shkojnë në lokal dhe tentojnë ta marrin në makinë për të sqaruar një ofendim që Ndoj i kishte bërë disa ditë më parë njërit prej tyre.

Por Ndoj, sipas burimeve nga grupi hetimor, i ka marrë armën një kolegu në lokal dhe qëlloi në bark 27 vjeçarin Ervis Murati, me origjinë nga Kukësi.

Pas këtij momenti, 25 vjeçari Ndue Ndoi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa kolegu i tij i plagosur u dërgua në spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Tre orë pas plagosjes, Ndue Ndoj, u dorëzua në polici për të sqaruar pozicionin e tij në ngjarje. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si brenda ashtu edhe jashtë ambientit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Të katërt efekivët e përfshirë në konflikt janë studentë në vitin e parë të Akademisë së Sigurisë, ndërsa kursin bazë të policisë e kishin mbaruar në vitin 2015.

Gazetar: Andi Qosja/ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono