Temperaturat e larta, fluks fëmijësh të sëmurë

16:00 | 03/07/2019

Në Kukës, temperaturat e larta kanë dhënë shumë probleme në shëndetin e fëmijëve. Brenda ditës në urgjencën e spitalit kërkojnë ndihmë më shumë se 50 fëmijë.

Të vegjlit në Kukës nuk po i përballojnë temperaturat e larta. Megjithëse në këtë rajon ato janë dy-tre gradë më ulët se pjesa e ultësirës, në spital ka fluks fëmijësh.

“Për sa i përket kësaj temperaturës së lartë që ekziston në rrethin tonë, rekomandojmë të gjithë prindërit për kujdesin që duhet të tregojnë që fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta, të mos qarkullojnë në temperatura të larta, zakonisht të nxirren dhe të shëtiten nga ora 9:00 deri në 10:00. Në 10:00 të futen brenda”.

Çdo ditë paraqiten mesatarisht 50 fëmijë me shqetësime shëndetësore që sipas mjekeve janë shkak i motit.

“Numri i pacientëve që vijnë varion për 24 orë është nga 41-50 vizita. Zakonisht janë diarretë, të vjellat. Këto komplikacione vijë si rezultat i temperaturave, si rezultat i ushqimeve të ndenjura, ushqime jo të përshtatshëm për fëmijët”.

Metereologët parashikojnë se të paktën edhe kjo javë do të mbyllet me temperatura të larta, kurse mesi i javës tjetër në Kukës do të shënojë ulje deri në 28 gradë celsius./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono