Solidaritet nga të gjithë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Janë disa klubet e futbollit që kanë dhënë kontributin e tyre, në materiale dhe vlera monetare. Në listë së fundmi është shtuar edhe Kukësi, që njofton se lojtarët dhe stafi do të dhurojnë një pjesë të pagave të tyre për të prekurit nga tërmeti.
“Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas tërmetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa. Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.
Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruhet në faqen zyrtarë të klubit të Kukësit në “Facebook”. /abcnews.al