Shpallet në kërkim ndërkombëtar Klodjan Bane

15:05 | 01/04/201915:050

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Klodjan Bane, autori i dyshuar i atentatit ndaj 26-vjeçarit Jurgen Kurti në kryeqytet. Grupi hetimor po negocion edhe me familjarët, për të mundësuar dorëzimin e 38-vjeçarit.

Klodjan Bane, autor i dyshuar për ekzekutimin e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 Marsit në Tiranë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit. Për prangosjen e 38 vjeçarit me orgjinë nga Patosi, uniformat blu kanë kërkuar bashkëpunim edhe të homologëve të tyre të pikave të kalimit kufitar.

Nga sistemi TIMS, autori i dyshuar i krimit, Klodjan Bane nuk rezulton të ketë kaluar kufirin. Por nuk përjashtohet mundësia që 38-vjeçari të jetë larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër nëpërmjet një identiteti të rremë.

Gjithashtu, ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se po negociohet me familjarët e Klodjan Banes për të bërë të mundur dorëzimin e tij vullnetar. Emri i Klodjan Banes u zbulua për herë të parë gjatë dhënies së dëshmisë në polici, nga Olsi Qalliaj, në pronësi të të cilit ishte automjeti tip “Benz”, që u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

I pari që ra në gjurmë e grupit hetimor ishte Elsi Levendi. 21-vjeçari ruante lëvizjet e viktimës Jurgen Kurti, duke njoftuar edhe anëtarët e tjerë të grupit. Sipas provave të siguruara nga grupi hetimor, Leventi, Qalliaj dhe Berberi dyshohet ta kenë ndihmuar Klodjan Banen me makinë, me gjetjen e armës dhe me gjurmimin e Jurgen Kurtit prej dy javësh. Për tre të arrestuarit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Banen u vendos në “arrest në burg në mungesë”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono