Roma s’i ndahet shqiptarëve, tjetër objektiv pas Shaqirit dhe Hysajt

12:05 | 18/01/202012:050

Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe në listën e dëshirave janë dhe dy futbollistë shqiptarë. Në mediat italiane po flitet shumë për një shkëmbim të Cengiz Under dhe Suso, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Një nga lojtarët që drejtuesit romak po ndjekin është Adnan Januzaj. Shqiptari që luan për kombëtaren belge nuk po kalon një periudhë të mirë tek Real Sociedad. Aventura në La Liga nuk ka shkuar siç pritej për të dhe Januzaj po mendon largimin.

Adnan Januzaj

Emri tjetër është ai i Xherdan Shaqirit. Anësori i Liverpool është aktivizuar shumë pak minuta këtë sezon nga Jurgen Klopp dhe po e mendon largimin nga Premier League. Gjithashtu, Roma po ndjek me kujdes situatën e 18-vjeçarit brazilian, Marcos Paulo, i cili është në pronësi të Fluminense. I riu kërkohet dhe nga klube të tjera europiane si Barcelona, Valencia dhe Leipzig. /abcnews.al

Xherdan Shaqiri

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono