Juventus, shans i humbur/ “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Romën në “Olimpico”

schedule13:53 - 7 Prill, 2025

schedule 13:53 - 7 Prill, 2025

Juventus shpërdoroi epërsinë dhe një mundësi të artë në garën e fortë për një vend në Champions League, që po bëhert në këtë fund sezoni të Serie A.

“Zonja e Vjetër” u ndal 1-1 në “Olimpiko” përballë Romës, që nga ana e saj evitoi një humbje që do ta nxirrte nga I njëjti objektiv.

Lokateli shënoi golin e avantazhit për juventinët, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Por shumë shpejt pas pushimit, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me Shomurodov.

Nuk sollën asgjë tentativat e dy skuadrave, që duhet të kënaqeshin me nga një pikë.

Juventus mbetet në vendin e pestë me 56 pikë, po aq sa Bolonja, që për momentin ka në dorë biletën e fundit që të çon në Champions.

Ndërkohë, Roma mban vendin e shtatë me 53 pikë dhe qëndron bindshëm në këtë garë.

Në fundjavën e Serie A, Atalanta konfirmoi momentin e vështirë me humbjen e tretë radhazi, këtë herë në shtëpi 1-0 përball Lazio.

Isaksen në minutën e 54-rt vendosi ndeshjen me fitoren e skuadrës laciale.

Në këtë sfidë, Berat Gjimshiti luajti si gjithmonë titullar për bergamaskët, ndërsa nga pankina, Elseid Hysaj ndoqi suksesin e Lazio.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!