Rama për platformën: Adresoni problemin tek ministri përkatës

15:48 | 03/10/201815:480

Është një ditë bilanci për Këshillin e Ministrave. Kabineti është mbledhur për të analizuar rezultatet një-vjeçare të platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

“58.220 persona e kanë vizituar deri tani platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, 22.553 janë fiks shqetësimet e ngritura në rubrikën “Ankesa ime” që në tërësinë e tyre përbëjnë të gjithë jetën e brendshme të këtij komunikimi” , u shpreh Rama.

Janë mesatarisht 1.950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe për të cilat ka interesim dhe përgjigje brenda 10 ditëve, ky është evolucion në raportin e qeverisë dhe shtetit me qytetarin, pasi këto çështje do të mbeteshin pezull çdo muaj, tha kryeministri Rama, i cili nuk mjaftohet me këto rezultate.

“Është i mirëkuptueshëm dhe mosbesimi. Ka pasur shumë arsye në të kaluarën për të mosbesuar në asgjë më, por kontributi juaj është shumë i rëndësishëm se kur them unë gjithë politikanët janë njësoj mendojnë njerëzit. Të gjithë gënjejnë, të gjithë janë hajduta, kështu që flasin kot. Po kur e thoni ju, njerëzit që janë bashkëqytetarë të zakonshëm pa asnjë lloj pushtetiu atëherë mesazhi kalon më kollaj”, tha Rama.

Të gjitha institucionet kanë pasur historikisht zyra të marrëdhënieve me publikun dhe zyra pritjeje dhe ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për çdo qytetar që ka bërë shumë ecejake dhe ka pritur e nuk ka marrë dot kurrë përgjigje, nënvizoi kreu i qeverisë duke bërë dallimin me atë që ndodh sot.

“Në 3 minuta maksimumi ata mund të adresojnë problemin jo te një zyrë fizike, por drejtpërdrejt tek ministri përkatës”, tha kryeministri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono