Rama letër të dytë publike Bashës: Ejani në tryezën e dialogut, pa kushte

13:01 | 23/05/2019

Pa u mbushur as 24 orë nga letra publike drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, Kryeministri Edi Rama i dërgon një letër të dytë, ku i përsërit thirrjen për dialog urgjent e pa kushte. Në letër, shefi i qeverisë i sugjeron kundërshtarit të tij politik që të kthejë rrugë me qëlllim zgjidhjen e krizës, ndërsa thekson se data e zgjedhjeve nuk negociohet.

Pa pritur ende përgjigjen zyrtare të të parës, kreu i shtetit Edi Rama, i drejtoi një letër të dytë publike kryedemokratit Lulzim Basha.

“Zoti Kryetar, e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj”.

Duket se kreu i shtetit Edi Rama, daljen publike të kryedemokratit Basha në takimin e paracaktuar në Durrës me mbështetësit e forcës së tij politike, e ka konsideruar një përgjigje direkte ndaj ftesës publike. E ndonëse me “shpresë të vobektë” apo “pa u çuditur për refuzimin brutal”, Rama deklaron se këmbëngulja është detyrim i tij.

“Mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut” –  shkruan kryeministri në letrën e përpiluar nga pozicioni i palëvizshëm i qëndrimit që ka mbajtur gjatë gjithë këtyre muajve krizë politike: ai i shefit të qeverisë që po përgatitet për zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për mos regjistrim në garë.

Pasi rreshton gabimet, fajet dhe absurditetet që sipas tij, lidershipi opozitar po kryen në dëm të vetvetes, duke deklaruar edhe se rrënimi politik i Partisë Demokratike për të është një ogur i mirë për opozitën dhe vendin, kryeministri pranon se ftesën e përsërit i shtrenguar nga moment ku ndodhet Shqipëria sa i përket integrimit europian.

“Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë. Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë”. /ABC news Albania 24/7

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono