Qytetarët mblidhen në Beograd kundër Vuçiç

17:50 | 14/04/2019

Edhe në Serbi qytetarët kanë protestuar kundër regjimit autoritar të presidentit Aleksandër Vuçiç. Manifestuesit kanë kërkuar respektimin e të drejtave themelore nga shteti dhe pajtim me vendet e tjera të Ballkanit.

Protesta e opozitës në Serbi ka mbledhur qytetarët nga të gjitha qytetet në sheshet kryesore të kryeqytetit. Ata tani kanë thënë se nuk do të ndalojnë pasi kjo mundësi nuk do të kthehet më. E quajtën presidentin serb, Aleksandër Vuçiç si tradhtar dhe uzurpator, ndërsa thanë se i kanë shkruar dorëheqjen, mjafton që ta firmosë.

Çedomir Çupiç, profesor i Shkencave Politike: Duhet ta ndërpresim këtë realitet të hidhur që na e ka shërbyer. Ju përgëzoj për guximin në tërë Serbinë që e keni bërë për të mbrojtur shtetin.

Në protestë ishin edhe liderët e opozitës së bashkuar në Lidhjen për Serbinë. Aty më vonë erdhi edhe ish-presidenti, Boris Tadiç. Mediat thonë se disa dhjetëra mijëra protestues ishin të pranishëm, policia thotë vetëm 7 mijë.

Boshko Obradoviç, i partisë nacionaliste të djathtë, është bërë problem pasi ka qenë pjesa e opozitës e lidhur me incidente. Presidenti Vuçiç e ka pagëzuar si Boshko fashisti.

Boshko Obradoviç, partia “Dveri”: Kjo është një luftë për të drejtat elementare që për 7 vjet në regjimin e Aleksandër Vuçiç janë duke u shkelur, sidomos liria e shtypit dhe e zgjedhjes. Kërkojmë vetëm një dialog normal dhe nuk jemi për dhunë, por duhet të luftojmë deri në fund për këtë.

Ai thotë se përkundër që flasin për Kosovën në këto protesta, me vendet e rajonit duan paqe.

Boshko Obradoviç, partia “Dveri”: E vetmja zgjidhje për rajonin është pajtimi, të tejkalojmë gjërat që na ndajnë në të shkuarën dhe t’i kthehemi gjërave që mund të na afrojnë në të ardhmen. E dimë në çfarë pikash dallojmë, por nuk duhet të merremi me këtë pasi duhet t’i kthehemi së ardhmes.

Më pas protestuesit u nisën drejt qeverisë për të shprehur pakënaqësinë me punën e saj dhe në shëtitje për t’u thyer sërish tek Kuvendi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono