Prenci: Pallati në Thumanë ishte shpallur i pabanueshëm, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet

schedule18:26 - 26 Nëntor, 2019

schedule 18:26 - 26 Nëntor, 2019

Shemsi Prençi ish-Drejtor i Emergjencave Civile i ftuar në studio e ABC News në një bisedë me gazetarët  Juli Xhokaxhi dhe Endri Xhafo tha se Prokuroria e Përgjithshme sot duhet të ishte në Thumanë.

Sipas Prençit pallati që abcnews.al ka publikuar ditën e sotme ndërsa shembej më herët është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Prençit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin.

Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar ,madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i emergjencave civile.

Ndërkohë kemi parë se si sot, nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit, janë shënuar viktima nga shembja e këtij pallati i cili ishte shpallur më herët si i pabanueshëm./abcnews.al