Paralajmërimi i Bankës Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ulet në 2019 nga 3.8 në 2.9%

14:08 | 08/10/201914:080

Banka Botërore ndryshon parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019.  Në konferencën ku u paraqit Raportin Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore korrigjoi treguesit duke thënë se ekonomia shqiptare do të rritët me 2.9 për qind nga 3.8 për qind që kishin parashikuar në fillim të këtij viti.

Ekonomia shqiptare vijon të mos t’i shpëtojë ndikimeve sezonale. Kjo ka bërë që Banka Botërore të rishikojë parashikimin për rritjen ekonomike të vendit, duke e ulur në 2.9 për qind nga 3.8 për qind për vitin 2019.

Banka nënvizon si faktor të uljes së performancës së ekonomisë thatësirën, e cila solli përgjysmim të prodhimit të energjisë elektrike gjatë verës.

Por thatësira nuk është shkaku i vetëm i situatës së re që është krijuar. Ç’ka Banka vlerëson është ulja e nivelit të papunësisë në vend, në nivel minimal historik sipas saj.

Ekspertët e BB i përsëritën qeverisë që të rrisë performancën në mbledhjen e taksave dhe të ketë një vëmendje të shtuar me projektet e PPP-ve, për të mos thelluar deficitin buxhetor.

Një rënie të paralajmëruar e konsideron ish deputetja e PD Jorida Tabaku këtë parashikim.

Ish nënkryetarja e komisionit të ekonomisë thotë se shkaqet e një rënie të tillë ekonomike të vendit tonë lidhen me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë.

Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono