Kreu i lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori i ftuar në ‘Real Story’ tha se në bashkinë e Tiranës votat në favor të PS kanë rënë ndjeshëm. Në bazë të shifrave rezulton që PS është 5.79 për qind në rënie votash për dy vite. Qori vijoi duke thënë më tej se në Tiranë ka vend për shpresë dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse mbahen, Rama ka një armë mangut e cila është humbja e Berishës.
“Ka një bashki ku votat kanë rënë ndjeshëm, dhe është Tirana. Po të krahasosh votat në dy vite janë 5.79 për qind në rënie me votuesit brenda vendit. Në zgjedhjet lokale kam përshtypjen nuk voton Diaspora sepse janë më indiferent.
Politika nuk është aritmetikë. Në një kryeqendër si Tirana ka një frymë kundra. Niveli i presionit sepse Tirana është një qytet kompleks, ka një potencial më të madh politik. Në zgjedhje, Ramës do i mungojë një armë shumë e fortë. Me këtë rezultat që pati Berisha është më pak i besueshëm. Përpara zgjedhjeve kishte një optimizëm, ndryshimet e pushtetit në Amerikë krijuan një iluzion, kur Berisha mori rezultatin më të keq, e ka të vështirë të dalë të thotë votoni. Në mometin ku Rama nuk do shesë gogolin tek elektorati, votuesi do shohi që ka alternativa të tjera përveç PD. Mospërputhja mes simpatizimit dhe votës, njerëzit që na kanë simpatizuar kanë qenë shumë më tepër se ata që na kanë votuar dhe është shumë pozitive. Në Tiranë ka vend për shpresë!”
Qori tha me bindje se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme sepse për ta kanë rëndësi parimet.
“Ne e dimë që partitë në Shqipëri janë të pareformueshme. Mbas dy vjetësh do jetë i njëjti film. Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme, për ne kanë rëndësi parimet. Me cilët faktorë nuk do bëjmë kompromis, kur shohim që partitë e tjra i kanë të zhytura duart ne mbajmë distancën dhe u tregojmë që ja ku keni një parti të vërtetë.”
/ abcnews.al


