Në Kupën e Botës me flamurin e kombëtares tatuazh në shpinë

08:16 | 14/06/2018

Që tani Islanda tërheq vëmendjen e tifozëve në Botëror. Kapiteni i saj do të debutojë me flamurin e vendit të tij të bërë tatuazh në shpinë. Rekordi më i ri i përket atij, pasi tattuazhi I tij është më I fotografuari I këtij evenimenti

Aron Gunnarsson, kapiteni i Islandës, i cili u bë i famshëm pas Europianit të vitit 2016, por mbi të gjitha për refuzimin që i bëri Cristiano Ronaldos për të këmbyer me të bluzën në fund të ndeshjes.

Aron do të jetë i pranishem edhe në Botërorin e Rusisë. Në një intervitë të fundit, ai ishte shprehur se e kishte kërkuar gjithnjë rolin e kapitenit në Botërorin “Rusi 2018” dhe pas lëndimit e operacionit në gju. Një mendim që u transformua në një tatuazh, i cili i mbulon gjithë kurrizin dhe që është fotografuar në vazhdimësi nga shokët e kombëtares islandeze.

“Kapiteni”, ashtu siç quhet nga islandezët, pozon i kënaqur duke treguar flamurin e shtetit të tij të rrethuar nga katër figurat mitologjike të këtij shteti magjik që simbol ka një dragua në lindje, një shqiponjë në veri, një gjigand në jug dhe një dem në perëndim.

Të gjitha të gdhendura në trupin e Aron Gunnarson. Islanda merr pjesë për herë të parë në një botëror futbolli, me shpresën se figurat mitologjike dhe kapiteni i saj do lënë gjurmë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono