TIRANË- Kryeministri i vendi Edi Ramat në takimin e mbajtur me të zgjedhurit vendorë, ka kërkuar që bashkitë t’i japin përparësi çështjeve të pronësisë në fshat.
Ai theksoi se fokus të veçantë duhet të ketë toka bujqësore, e cila duhet të pajiset me dokumentet e duhura të pronësisë.
“Prioritet t’i jepet fshatit dhe tokës bujqësore që punohet. Jo shkëmbinjve që merren nga bujq ose nga ndërtues të maskuar si bujq. U duhet dhënë prioritet tokës bujqësore, që punohet dhe shtëpive në fshat, sepse shtëpitë në fshat kanë problematikë të re se sa këto lloj kërleshjesh që janë bërë nëpër qytete, Bashkitë e vogla të fokusohen dhe ta mbarojnë sa më shpejt këtë punë”, tha ai./abcnews.al



