Paketa fiskale që ofron Shqipëria për investitorët e huaj sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është më e mira në rajon. Klosi prezantoi para gazetarëve italianë Shqipërinë si destinacion turistik dhe ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në vendin tonë.
Turistët e huaj duhet të vizitojnë Shqipërinë jo vetëm për detin, por dhe për natyrën e mrekullueshme dhe trashëgiminë kulturore. Ministri i Turizimit Blendi Klosi i prezantoi vetë bukuritë e vendit tonë përpara 30 gazetarëve italianë të cilëve iu tregoi dhe lehtësitë fiskale që qeveria shqiptare i ofron çdo sipërmarrësi të huaj që dëshiron të investoje në fushën e turizmit.
Këtë paketë fiskale, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e cilësoi më të mirën në rajon ndërkohë që tha se ka nisur të japë frytet e saj. Agroturizmi është një tjetër fushë që po njeh zhvillim vitet e fundit në vendin tonë për të cilën ministri Klosi tha po mësojnë nga përvoja italiane./abcnews.al