Mimoza Ahmeti: E tmerrshme të jesh burrë

21:14 | 16/11/201821:140

Për Mimoza Ahmetin është e tmerrshme të jesh burrë. Në përfundim të bisedës së saj me Mustafa Nanon në “Provokacija”, pas diskutimit mbi librin e saj, “Tutori”, shkrimtarja iu përgjigj pyetjes së moderatorit nëse është qejf të jesh grua.

“Po po! Është pasuri shumë e madhe. Nuk e di. Botë! Është fenomen. Tani e mendoj se sa e tmerrshme do ishte që të ishe burrë, por ka dhe burra me shpirt femre në kuptimin më të mirë të kësaj fjale dhe besoj se nuk janë gra të persekutuara nga burrat siç thuhet, por besoj që burrat e mirë duhet të heqin një picir nga burrat e fortë”, u shpreh Ahmeti.

Megjithatë ka diçka për shkrimtaren që na hedh në diskutime të pafundme dhe ky është fakti që burrat janë edukuar nga nënat.

“Femra është mister sepse është shumë e përshtatshme dhe e lakueshme dhe duke qenë inferiore, në inferioritetin prej “pozite” grumbullon pasuri të shumta, informacion. Është burim informacioni i jashtëzakonshëm. Por duhet të shikojmë dhe këtë tjerën, që gjithë këta burra, që ne i pëlqejmë ose jo, janë të edukuar nga nënat dhe nënat janë femra. Këtu ka një problem shumë të madh kjo ndarje, pra bëhet një urë, e cila na hedh në diskutime pafund”, tha shkrimtarja./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono