“Maguire 90 milionë? Gjej çdo të diel tek amatorët nga tre lojtarë më të mirë se ai!”

12:19 | 21/10/201912:190

Harry Maguire la Leicester Cityn gjatë verës dhe u transferua te Manchester United. “Djajtë e Kuq” paguan 90 milionë euro në arkat e “dhelprave” dhe 26-vjeçari u shndërrua në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Aventura te United nuk po shkon mirë dhe kritikat ndaj tij janë shtuar. I fundit që i bashkohet këtij kori është Rafael Van der Vaart. Ish-lojtari i Real Madrid, Ajaksit dhe Tottenhamit është tallur keq me anglezin në një prononcim për Ziggo Sport.

Van der Vaart dhe Cristiano Ronaldo, kur ishin pjesë e Real Madrid

Nëse vendos që të dielën në mëngjes të shkoj të shoh një ndeshje të amatorëve, do të gjeja tre lojtarë më të mirë se Maguire. Jam serioz në këtë që po them. E di që mund të duket si marrëzi, por askush nuk e thotë në këtë mënyrë. Për më tepër po flasim për një transferim prej 90 milionë eurosh. Nëse Maguire vlen 90 milionë euro, sa duhet të kushtojë Van Dijk? 300 milionë?“, përfundon ish-fantazisti holandez. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono