Fitojnë favoritët/ Manchester United, Lazio dhe Tottenham, suksese në Europa League

schedule12:44 - 24 Janar, 2025

schedule 12:44 - 24 Janar, 2025

Disa favoritë shpërblyen pritshmëritë, të tjerë zhgënjyen në xhiron e shtatë të sfidave në Europa Ligë. Manchester Junajtid u kthye te suksesi, duke fituar vetëm në shtesë 2-1 kundër Glasgow Rangers.

Nedim Bajarmi ishte titullar me skocezët në “Old Traford”, por bashkë me skuadrën e tij, pa t’i ikte pika nga duart në mënyrë dramatike.

Autogoli i Batland në nisje të pjesës së dytë I dha epërsinë vendasve. Rangers barazuan shifrat dy minuta nga fundi I kohës së rregullt me Desers, që zëvendësoi pikërisht Bajramin në të 71-ën.

Porn ë minutën e 93-të, United shënoi sërish me Bruno Fernandez, duke vulosur fatin e sfidës dhe me shumë mundësi kualifikimin direkt të “Djajve të Kuq” në fazën tjetër.

Një fitore të madhe siguroi Lazio, që në “Olimpiko” kaloi 3-1 Real Sociedad. Italianët vranë garën me tre gola që në pjesën e parë, falë rrjetave të Gila, Zakanji dhe kastajanos.

Me një lojtar më pak për 60 minuta, baskët vetëm sa zbutën humbjen me golin e tyre në fundin e sfidës. Me fitore mbyllën javën e shtatë në Europa Ligë, Totenhem dhe Eintraht Frankfurt.

Londinezët mundën në transfertë 3-2 Hofenheim, ndërsa gjermanët fituan në shtëpi 2-0 ndaj Ferencvaros.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!