Lleshaj për ngjarjet në Bularat: Shpallen 52 grekë “non grata”

14:39 | 09/11/2018

52 shtetas grekë u shpallën non-grata nga pas shfaqjeve ekstremiste që u regjistruan dje gjatë ceremonisë mortore te Kostandinos Kacifas. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë daljes së parë publike para mediave. Lleshaj i cilësoi aktet e djeshme provokime vulgare.

Shqipëria shpall “non grata” 52 ekstremistë grekë pas ngjarjeve të së enjtes në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, dhe në daljen tij të parë si zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar.

“Duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Gjeneral Sandër Lleshi, sfidoi ligjërisht shtetasit grekë nëse do ta përsërisin sërisht të sfidojnë shfaqjen e tyre të së enjtes në Bularat.

“Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.  Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”.

Kjo është e hera e parë kur shteti shqiptar merr një vendim kaq të ashpër ndaj shtetasve grekë.

“Në funksion të ruajtjes së pacënuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane”. /abcnews.al

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono