Lamtumira e Xhevdet Ferrit, artistët: I përkiste gjithë shoqërisë

16:43 | 17/01/202016:430

Familjarë, miq dhe artistë i kanë dhënë lamtumirën aktorit të njohur të kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri. Mes lotësh dhe dhimbjes, miqtë dhe bashkëpuntorët ndajnë kujtimet për “ABC News”.

Përmes një ceremonie familjare, u përcoll për në banesën e fundit aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri. Miku i tij i jetës dhe artit Ndriçim Xhepa e cilëson ditë të trishtë dhe gati të pabesueshme largimin e  Xhevdet Ferrit në moshën 59-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

“Në kontaktin e fundit në spital pashë një gjendje të rëndë e cila e vërtetoi dhe nuk mbushën 24 orë dhe ai mbylli sytë. Një mik i mirë, një djalë me vlera, me aftësi profesionale sidomos në fushën e filmit”, u shpreh Ndriçim Xhepa.

Aktorja Rajmonda Bulku, duke iu referuar edhe fotografisë të lajmërimit të vdekjes thotë se kjo ishte një ikje e parakohëshme.

“Për të gjithë do të vijë një ditë, por sa mirë do të ishte të kishte një rradhë, jo kaq shpejt, Xhevdeti ishte shumë i për të bërë gjëra shumë të bukura”, u shpreh ajo.

Regjisori Vladimir Prifti ka bashkëpunuar në tre filma, por ai veçon disa role të skalitura me thjeshtësi dhe mençuri prej tij

“Vitet e pritjes” është një figurë shumë intereante, ndërsa “Delegacioni” ishte prap një film interesant”, u shpreh Prifti.

Ndërkohë Xhevdet Ferri për Besnik Bishën, arriti të bëhej i dashur , përmes roleve të tij në familjet e çdo shqiptari.

“Iku një njeri i cili nuk i përkiste vetëm familjes, por gjithë shoqërisë ishte bërë prezent në familje me filmat e tij, me mençurinë e tij”, tha Bisha.

Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka kontribuar edhe në themelimin e disa prej institucioneve të rëndësishme të kinematografisë. Ai ka qenë kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku arriti të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

“Kemi krijuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, bashkëpunimi ka qënë pothuajse i përditshmëm,” u shpreh Petrit Beci.

Gjithashtu ai ka drejtuar edhe Teatrin Kombëtar. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997.

Në ceremonionë private morën pjesë aktorë, regjisorë, ish nxënës të tij dhe dashamirës të artit si dhe Ministrja e Kulturës.

Për herë të fundit publiku arriti ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, film i cili u nominua edhe për “Oscar”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono