Prindërit e më shumë se 30 fëmijeve të fshatrave Mujalli dhe Greçalli të Fierit që shkojnë në shkollë me urban publik kanë protestuar. Ata kërkojnë një mjet të posaçëm pasi sipas tyre, fëmijët mbasi mbarojnë mësimin duhet të presin autobusin e linjës.
Pasi shkolla e tyre u mbyll, fëmijeve të Mujallisë dhe të Greçallisë në Fier iu duhet të hipin çdo mëngjes në urbane publike. Pese kilometra larg ndodhet shkolla e re në fshatin Daullas. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Arsimit që nxënësit të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve. Por kjo gjë për prindërit është e padrejtë pasi ata u duhet të qëndrojnë edhe shumë kohë mbas mbarimit të mësimit për të pritur autobusin e linjës
Prindi 1: “Fillorja mbaron më shpejt. Rrijnë 2 orë presin autobusin.”
Prindi 2: “Fëmijët tanë transportohen me një autobus publik që ka 23 vende dhe kapaciteti që hipin fëmijët janë 70-80.”
Prindi 3: “Fëmijët tanië hipin në autobus si shalqinj.”
Prindi 4: “Janë rreth 22 fëmijë që hipin në një transport publik pa asnjë lloj kushti, pa asnjë lloj përkujdesi nga mësuesit.”
Banorët protestuan dhe kërkuan një mjet në dispozicion për t’i çuar në shkollë dhe për t’i marrë. Bëhet fjalë për më shumë se 30 nxënës. Prindërit thonë se nëse nuk gjejnë zgjidhje do detyrohen të largojnë fëmijët e tyre nga mësimi. Një burim nga Drejtoria e Arsimit i tha ABC News që kjo çështje po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dilet me nje vendim./abcnews.al