Borchardt i ofendoi në protestë, gratë e Unazës letër ambasadave

22:40 | 15/10/201922:400

Banorët e Unazës së Re i janë drejtuar me një letër ambasadave të huaja dhe institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ku kërkojnë shkarkimin e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Nisur nga gjesti ofendues që Borchardt bëri pak ditë më parë ndaj tyre, banorët kërkojnë që përfaqësuesi i OSBE të largohet menjëherë nga Shqipëria.

Me duar të lidhura me zinxhirë e gojë të mbyllur me shirita të bardhë banorët e Unazës së Re protestuan sërish për 60 minuta kundër projektit që prish banesat e tyre.

Protesta e dominuar nga gratë që mbanin pranë vetes fëmijët e tyre në fund u mbyll me një akt proteste kundër ambasadorit të OSBE  në Shqipëri, Bernd Borchardt për gjestin e bërë prej tij pak ditë më parë ndaj tyre.

Të grupuara në atë që e cilësuan si Lëvizja e Grave për Dinjitet, protestueset nënshkruan një shkresë që synon shkarkimin e ambasadorit të OSBE, Borchardt dhe që iu drejtua disa prej institucioneve më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Protestuesit kanë paralajmëruar një përshkallëzim të protestës. Duke kujtuar se durimi i tyre po mbaron, banorët e Unazës kanë vendosur 18 tetorin si datën finale ku qeveria do të ketë kohë t’i jap një përgjigje kërkesave të tyre./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono