Bashkia e Tiranës projekt pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në shkollë

11:03 | 23/11/2017

Në katër shkolla në Tiranë, nxënësit do të bëjnë detyrat dhe drekojnë në mjediset e institucionit arsimor. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektin pilot të bashkisë. Ndërkohë këshilltarët demokratë e konsideruan kopje të programit të Partisë Demokratike.

Detyrat e shtëpisë nxënësit do ti bëjnë në shkollë.
Duke filluar nga viti i ardhshëm fëmijët që mësojnë në katër shkolla nëntëvjeçare në Tiranë do të qëndrojnë në mjediset e insitucionit arsimor nga ora 8 deri në 17:00.
Atje do të konsumojnë ushqim, do të zhvillojnë aktivitet argëtuese dhe do të kryejnë detyra e shtëpisë.

Projektvendimi për të pilotuar këtë projekt në shkollen “Ardian Klosi”, “Betim Muço”, “Hasan Tahsin” dhe “Shkollën e Kuqe” u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë të enjte.
Demokratët deklaruan mbështetje me kusht për projektin, ndonëse e konsideruan kopje të keqe të atij që Lulzim Basha ka prezantuar më herët.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjithashtu të zëvendësojë palmët në të dy anët e autostradës, nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit me pisha.
Projekt i cili kushton rreth 2.5 milionë euro u kundërshtua nga këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak.

Bashkia e Tiranës miratoi gjithashtu rritje pagash për punonjësit e sektorit mbështetës të zjarrëfikësve, ndërkohë që ka parshikuar ndërtimin e një qendre kulturore hebraike dhe ristrukturimin e Tetarit Kombëtar./abcnews.al

 

 

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono