Basha godet tavolinën kur pyetet për Gjiknurin

schedule14:30 - 15 Janar, 2020

schedule 14:30 - 15 Janar, 2020

Kreu i Partisë Demokratike ka dhënë deklaratë për mediat ditën e sotme pas marrëveshjes me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Basha tha se e nuk do të kishte asnjë lëshim ndaj Ramës edhe pse kishin pranuar të negocionin.

Basha gjithashtu se kishte ende mosbesues ndaj kësaj marrëveshje dhe se kushdo që mendonte ndryshe gabohej.

Më tej i pyetur nga gazetarët se përse erdhi në këtë marrëveshje më përfaqësuesin e PS, Damian Gjiknurin  kur opozita kishte kushtin për ta çuar në burg, Basha i revoltuar dhe duke i rënë tavolinës tha:

“Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza që u legjitimua Damian Gjiknuri, është një tezë e dalë drejtpërdrejtë nga kancelaria e Edi Ramës dhe është shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv. Shqipëria do të ndryshojë përmes mekanizmave që ndryshon dhe përparon dhe Europa.

Një prej këtyre mekanizmave është zbatimi i ligjit. Në kushtet e Bundestagut, është fillimi i ndjekjes penale dhe i proceseve gjyqësore të të gjithë atyre që janë të përfshirë në vjedhjen e votës, në rezolutën e Partisë Popullore Europiane, ky kusht është përforcuar me kërkesën për arrestimin  e këtyre personave, të kapur në përgjime duke vjedhur vota.

Më lejoni që tu them qytetarëve, se nuk ka për të patur amnisti, as për Damian Gjiknurin, as për Ymer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, dhe për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre përpara drejtësisë është prioritet i opozitës së bashkuar. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të Reformës Zgjedhore është rënie pre, rënie viktimë e kësaj propagande. Synimi ynë është të largojmë fenomenin e Edi Ramës, personin e Edi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës, dhe të krijojmë kushtet që asnjë parti politike, asnjë individ ti vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushtet e tilla pengmarrjeje nga krimi, dhe për këtë ne kemi një udhërrëfyes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!