A do të përfundojë “Arena Kombëtare” në Shtator? (Video)

22:54 | 24/06/2019

Anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj, deklaroi këtë të hënë gjatë emisionit “Pressing” të Gerti Çarçanit se punimet për stadiumin “Arena Kombëtare” vazhdojnë. Ai theksoi se Federata Shqiptare e Futbollit ka besimin se do arrijë t’i kapë afatet dhe ta përfundojë ndërtimin e stadiumit në Shtator.

“Në këto momente në “Arenën Kombëtare” vazhdohet të punohet për të arritur atë premtimin që është në Shtator do të jetë gati për të bërë ndeshjen me Islandën. Sot ne ishim përsëri në mbledhje, ishim me kompaninë dhe vetë presidentin për të diskutuar problematikat që ne kemi në lidhje me përfundimin e “Arenës Kombëtare”. Fasada është përfundimin e saj të plotë. Jemi në punimet e brendshme. Jo më larg se para një jave kishim ekipin e ekspertëve të Uefa-s që erdhën dhe check-uan gjithë punimet në stadium dhe nga ajo që panë ata ishin shumë të kënaqur për cilësinë dhe kushtet që kërkon një stadium i kategorisë së 4-ërt. Patën disa vërejtje, të cilat i kemi rregulluar dhe tani po vazhdohet me punimet për të kapur këtë afat. Ne themi se i kapim afatet. Punimet e brendshme kanë avancuar”, tha Dervishaj.

Megjithatë, Dervishaj tregoi edhe një problem që mund të pengojë procesin e punimeve.

“E vetmja gjë që mund të na pengojë dhe që nuk varet nga ne është sheshi para stadiumit. Sheshi përpara stadiumit ka një projekt që është bërë nga ana e bashkisë rreth 200 automjete. Aty do prishet ai objekti 3-katësh dhe do hapet sheshi do bëhet pedonal. Do kenë punime që do kërkojnë kohën e duhur dhe ndoshta ne do na pengojnë për pjesën e Shtatorit. Ne në datë 15 korrik fillojmë punimet për fushën dhe largohen të tëra skelat. Na duhen vetëm 1 muaj që fusha të jetë gati për t’u luajtur. Kemi rënë dakord me përfaqësuesit e Uefa-s që të kemi një kontroll nga ana e tyre me 15 Gusht dhe në shtator stadiumi do jetë gati”, tha Dervishaj.

Përpara se kombëtarja të zhvillojë ndeshje zyrtare në “Arenën Kombëtare”, aty do të luhet një ndeshje kontrolli. Devishaj tregoi se mund të luhet edhe superkupa e Shqipërisë për të shikuar defektet dhe problematikat që mund të hasen./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono