8 Marsi/Marshim i grave në bulevard, mesazhe kundër dhunës

schedule12:24 - 8 Mars, 2018

schedule 12:24 - 8 Mars, 2018

Dhjetra gra dhe vajza,  marshuan sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Të  organizuara nga shoqëria civile, ato kanë kërkuar më shumë të drejta për femrat dhe protestuan kundër dhunës ndaj tyre.

8 marsi në Tiranë karakterizohet nga dy panorama kontradiktore: Festë dhe protestë.

Janë gra nga organizata dhe shoqata të ndryshme që janë bërë bashkë në këtë ditë për të renditur arsyet pse duhet të ngrenë zërin në ditën ndërkombëtare të gruas.

Prandaj të gjitha ftohen t’i bashkohen ftesës për marshim

Sfiduan shiun për të bërë ndalesat e parashikuara. Bashkia ishte stacioni i parë.

U  ndeshën nga vështrimi i shumë grave që kishin bërë zgjedhje tjetër në këtë ditë

Barazi dhe dinjitet, mbrojtja, mosdiskriminimi ishin disa nga parrullat që lexoheshin e dëgjoheshin më së shumti përgjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit, shoqëruar me bilbilfryrëse.

Stacioni i radhës Kryeministria. Kjo e fundit nuk kishte marrë ndonjë masë të vecantë përveç shtimit të disa punonjësve të sigurisë.

Edhe pse shumë gra të tjera kanë zgjedhur të marin apo të japin një dhuratë, këto protestuese edhe në emër të tyre shprehin kërkesat që duhet të kihen në vëmendje nga politkëbërësit.

Protestën e 8 marsit këto dhjetra gra e mbyllën përpara institucionit të Presidencës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!