16 ditë pas tërmetit, IGJEUM ende nuk ka përcaktuar sa ballë ishte

schedule14:46 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:46 - 12 Dhjetor, 2019

16 ditë pas tërmetit që mori 51 jetë, dëmtoi rëndë mbi 2 mijë banesa e rreth 260 pallate referuar vlerësimëve paraprake. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht se sa ballë ishin lëkundjet sizmike të 26 nëntorit.

“Ballët janë duke u punuar, kolegët po merren me vlerësinim e saktë. Për të vlerësuar një efetin në ballë të tërmetit duhet të dimë efektin në sipërfaqe. Balli vlerësohet në bazë të fekteve që le tërmeti në sipërfaqen e tokës. Gjithë informcioni që është mbledhur nga inxhinierët do të përpunohet dhe do të dalë një vlerësim i saktë”, tha sizmiologu Duni.

Kjo e dhënë shërben për të analizuar, a janë respektuar standardet në ndërtim?  Kodi Antisizmik në fuqi detyron ndërtuesit të respektojnë shkallën ballë të përcaktuar për zonën ku ngrenë objektet.

“ Do të ketë një vlerësim të shkallës së ballit e cila do të shërbejë si analizë zyrtare për të gjykuar më saktë”

Ndërkohë për shkak të ndërprerjes se energjise elektrike aparatura  në Durrës  nuk ka regjistruar të plotë vijueshmërinë e lëkundjes së tokës me 26 nëntor.

“Kemi vetëm 15 sec e para të regjistrimit më pas ka pasur një ndërprerje të endergjisë”, u shpreh Duni.

Profesor Llambro Duni tregon se ky informacion nuk mund të rikuperohet.  Megjithkëtë sipas sizmologut stacione të tjera kanë të dhëna për ngjarjen sizmike.

“Kemi regjistrime të termeteve gjithandej, por do ishte mirë që ta kishim të gjithë regjistrimin”, tha ai.

Harta e lekundjeve të tokës në zonat e goditura nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkalles Rihter në 16 ditë paraqitet e tillë.

Sizmologët tregojnë se kanë regjistruar mbi 1800 pasgoditje.

“Pothuajse 80% e pasgoditjeve janë tërmete të pandjeshëm”, u shpreh sizmiolugu.

Kjo situatë sipas sizmologeve është normale ndërsa ritmi i aktivitetit sizmik në përgjithësi paraqitet në rënie.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!