Zyrtarja e lartë iraniane infektohet me koronavirus

schedule15:55 / 27/02/2020

Zëvendëspresidentja e Iranit është diagnosifikuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi publik i shtetit.

Masoumeh Ebteker është në mesin e 254 njerëzve të infektuar me koronavirus në shtetin e Lindjes së Mesme, ku 26 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i këtij virusi.

Ajo njihet ndërkombëtarisht si përkthyese mes pengjeve të marra dhe rrëmbyesve të tyre në vitin 1979 në Teheran, kur u rrethua ambasada amerikane, që njihet si kriza diplomatike e 444 ditëve.

Në Iran janë shtuar 106 raste vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar ministri iranian i Shëndetësisë të enjten.  Pas Kinës, ku epidemia, Irani është shteti i dytë në botë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

 

schedule15:55 / 27/02/2020