Klubi i Turbinës ka prezantuar trajnerin e ri. Me anë të një njoftimi në faqet e tyre zyrtare, klubi cërrikas ka zyrtarizuar pasuesin e Allamanit, i cili do të jetë Vladimir Gjoni.
Strategu 50 vjeçar do të marrë timonin e skuadrës së Kategorisë së Parë pas Gentian Stojkut dhe Alfred Allamanit, me këtë të fundit që do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik si ndihmës.
Njoftimi i KF Turbinës:
“Zyrtare! Prezantohet pranë ambienteve të stadiumit “Nexhip Trungu” trajneri Vladimir Gjoni. Suksese profesor Ladi”, njoftoi Turbina./abcnews.al