Zyrtarizohet rikthimi i një tjetër kampionati, feston sulmuesi shqiptar

schedule22:20 - 19 Maj, 2020

schedule 22:20 - 19 Maj, 2020

Sllovenia është vendi i radhës që ka vendosur të rikthejë futbollin. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor.

Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit. Javën e ardhshme do të publikohen datat e ndeshjeve deri në fund të sezonit. Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga.

23-vjeçari është pjesë e kryesuesve të Olimpia Ljubljana, skuadër që ka 5 pikë më shumë se Celje dhe Aluminij. Pogradecari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe është afër shpalljes kampion. Ai numëron 10 gola të shënuar (9 në kampionat dhe një në Europa League). /abcnews.al