Zyrtarizohet koalicioni opozitar AAK-Nisma, Tahiri: Të krijojmë një front të përbashkët kundër Kurtit

schedule16:17 - 17 Janar, 2024

schedule 16:17 - 17 Janar, 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në një intervistë në “Balkan Update” në ABC foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur edhe tek peticioni i serbëve në veri për të larguar kryetarët shqiptarë.

Gjithashtu Tahiri u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës dhe ndërkombëtarëve, për të cilën tha se janë të acaruara, dhe se asnjëherë vendi nuk ka qenë në një marrëdhënie të ftohtë me Shqipërinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke krijuar një koalicion me zotin Fatmir Limaj për një qëllim të përbashkët për krijimin e një force politike që do t’i dalë përballë një qeverisjeje që i ka shkaktuar dëme vendit për tri vite. Në pikën e dytë të deklaratës politike thuhet se Aleanca dhe Nisma janë pajtuar të krijojnë një front të përbashkët politik pasi e shohim si domosdoshmëri”, ka thënë ai.

I ndalur tek nënshkrimi i peticioneve të serbëve të veriut që kërkojnë shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, ai tha se kjo situatë e kthen Kosovën shumë hapa pas.

“Mendojmë se kjo situatë e ka kthyer situatën pas. Kosova është portretizuar si një qeverisje që do të shtypë bashkitë e vogla. Kurti u tërhoq dhe ndërtoi një koncept se përmes peticionit të bëhet largimi i kryetarëve”, tha ai.

Së fundmi shtoi se duhet të ketë një marrëdhënie përbashkuese dhe Kosova e Shqipëria duhet të jenë bashkë për çështje të rëndësishme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!