Mesditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar edhe arritjen e marrëveshjes me Alain Giresse, i cili do të marrë drejtimin e dardanëve.
Trajneri francez do të drejtojë Kosovën në vitet në vazhdim. Në lidhje me këtë zyrtarizim është bërë jehonë edhe në mediat franceze të cilat nuk kanë nguruar të shkruajnë diçka edhe për Giresse.
“Kampioni i Evropës i vitit 1984, golashënuesi i paharruar në Francë-Gjermani 1982, është trajneri i ri i Kosovës pasi ka udhëhequr për një kohë të gjatë seleksionet në kontinentin afrikan”, thuhej në artikullin e Le Parisien.
Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Beranrd Challandes. /f.a/abcnews.al