Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarizimet e largimeve nuk mbarojnë te Kukësi, ikën një mesfushor

schedule12:46 - 7 Korrik, 2022

schedule 12:46 - 7 Korrik, 2022

Kreshnik Bahtiri është lojtari i radhës që largohet nga Kukësi. Klubi verilindor ka dalë me deklaratë pas mbylljes së bashkëpunimit.

“FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Klubi i Kukësit e falënderon Bahtirin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, njofton Kukësi.

Ndërsa vetë Bahtiri ka deklaruar: “Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!