Zyrtarizim në orar të çuditshëm, Vllaznia edhe sulmuesin e merr gjerman

schedule08:17 - 29 Gusht, 2020

schedule 08:17 - 29 Gusht, 2020

Një tjetër sulmues për Vllazninë, këtë herë i huaj. Christopher Mandiangu, lojtar që në shkuarën ka qenë edhe pjesë e grumbullimeve me kombëtaret e moshave të Gjermanisë, do të luajë në Superiore, ku gjen trajnerin Thomas Brdaric. Ai ka nënshkruar për një vit dhe klubi shkodran e ka njoftuar pas orës 24:00 të ditësh së djeshme.

“KF Vllaznia bën realitet një tjetër goditje në merkato. Ashtu siç ishte premtuar, sonte zyrtarisht është bërë pjesë e klubit tonë edhe futbollisti Christopher Mandiangu.

Sulmuesi anësor konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në sezonin e ri dhe padyshim që besimi është i madh tek aftësitë e tij.

Mandiangu ka firmosur një kontratë njëvjeçare me KF Vllaznia dhe nga nesër do të jetë në dispozicion të stafit teknik! Mirë se erdhe tek Vllaznia Christopher!”, njofton klubi shkodran.

E SHKUARA – Christopher Mandiangu, kongolez me pasaportë gjermane, sezonin e fundit ka luajtur me Widzew Lodz, në ligën e tretë polake. Katër gola të shënuar, ndërkohë që wshtw aktivizuar nw 25 ndeshje dhe vetëm tre prej tyre i ka nisur si titullar.

Një sezon më parë sulmuesi u aktivizua edhe në ligën e parë në Bullgari, me Septemvri Sofia. Me bullgarët shënoi 5 gola në 12 ndeshje. Mandiangu, veçse në Gjermani, ka luajtur edhe në Holandë, Skoci, Sllovaki, Austri, Armeni, Izrael dhe Finlandë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!