Sulmuesi veteran holandez, Ryan Babel, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i kampionëve të Euredivisie, Ajaxit. 33 vjeçari i është bashkuar Ajaxit në formë huazimi 6-mujor, nga skuadra e Galatasaray. Në Turqi, Babel nuk ishte më lojtar i rëndësishëm dhe zgjodhi të rikthehet në vendlindje, por kalimi tek Ajax ishte befasues.
Kjo për faktin se të besuarit e Ten Haag kanë alternativa të shumta në sulm dhe afrimi i Babel është konsideruar i tepruar nga analistët sportivë në Holandë. MEgjithatë, sulmuesit duket se nuk i intereson aspak kjo gjë dhe ka vendosur të firmosë.
Veterani holandez u aktivizua në 15 sfida për Galatasarayn gjatë këtij sezoni, duke shënuar 5 gola. 33 vjeçari është gjithsesi një vlerë e shtuar për Ajaxin, që tashmë do të marrë pjesë në Europa League pas eliminimit nga faza e grupeve në Champions League./abcnews.al
Profesyonel Futbolcumuz Ryan Guno Babel’in 2019-2020 sezonu sonuna kadar geçici transferi konusunda AFC Ajax NV Kulübü ile anlaşmaya varılmıştır. Yapılan anlaşmaya göre AFC Ajax NV Kulübü Şirketimize net 1.550.000 Euro geçici transfer (kiralama) bedeli ödeyecektir. pic.twitter.com/F5VnAAar7M
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) January 11, 2020