Pasi zyrtarët rusë njoftuan se do të kishte një de-përshkallëzim ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv, një zyrtar ukrainas tha se sirenat e alarmit janë dëgjuar gjatë natës në Ukrainë, sipas CNN
“Sirenat e alarmit janë dëgjuar në të gjithë vendin,” tha Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.
“Sirenat e alarmit u dëgjuan kudo, në veçanti, në Donbas – Kramatorsk, Bakhmut, Kiev, etj. Forcat ruse kanë sulmuar Chernihiv dhe rajonin e Khmelnytsky. Ndërsa në Kiev forcat ruse kanë sulmuar me raketa”.
Denysenko e cilësoi situatën në qytetet e rrethuara të Chernihiv dhe Mariupol shumë të vështirë.
“Pra, nuk ka nevojë të thuhet deri më tani se rusët po zvogëlojnë intensitetin e trupave në drejtim të Kievit dhe Chernihiv. Prandaj, po ju bëj një thirrje të gjithë atyre që duan të kthehen në shtëpitë e tyre, ju lutemi prisni,” tha Denysenko.
“Do të njoftohet zyrtarisht se kur mund të hyni në qytet,” përfundoi ai.
/abcnews.al