Duke reaguar ndaj fjalimit të presidentit rus të martën, këshilltari i presidentit ukrainas Podolyak tha se ishte një “shembull klasik i fajësimit të viktimave, por në një shkallë makro”.
“Fatkeqësisht me pasoja të rënda për shumë njerëz të pafajshëm,” shtoi ai.
Podolyak e përshkroi liderin rus si “të shkëputur nga realiteti dhe i parëndësishëm”.
Në fjalimin e tij, Putin fajësoi Perëndimin dhe Ukrainën për provokimin e konfliktit dhe tha se Rusia “po përdor forcën për ta ndalur atë”.
/abcnews.al