Një zyrtar shëndetësor i Kinës është shprehur sot se ekspertët nuk kanë arritur që të identifikojnë SARS-CoV-2 në jetën e egër në Kinë.
Viruset gjenetikisht të lidhura me SARS-CoV-2 nuk janë identifikuar në kafshë të ndryshme duke përfshirë disa lloje lakuriqësh nate dhe të gjitha kafshët e testuara në Wuhan rezultuan negativë për virusin, tha zyrtari i lartë shëndetësor i Kinës të martën, raporton CNN, përcjell abcnews.al
Në një konferencë shtypi të përbashkët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë-Kinë në Wuhan, Liang Wannian, Shefi i Panelit të Ekspertëve të përgjigjes për COVID-19 të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) tha se studimet dhe kërkimet nuk kanë mundur të gjejnë prova se SARS- CoV-2 lidhet me viruse në mostrat e marra nga kafshët e egra në Wuhan dhe vende të ndryshme në Kinë. ”
“Të gjitha kafshët dolën negative”, tha Liang.
Po ashtu, Liang shtoi se mostrat e marra nga tregu i prodhimeve të detit Huanan tregoi se kishte “ndotje të përhapur të sipërfaqeve” me SARS-CoV-2 në kohën kur ai u mbyll.
Sipas tij, zbulimet përputhen me futjen e virusit nga njerëz të infektuar ose produkte të lidhur me zinxhirin e ftohtë, kafshë dhe produkte shtazore” dhe se kërkimi për produktet e lidhura me zinxhirin e ftohtë kishte nevojë për kërkime të mëtejshme. sb/abcnews.al/